Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Serbët që sulmuan policët, kishin dalë për të festuar, ishin rreth 10 persona”- flet Veton Elshani (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2025 13:31
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me përleshjen mes disa personave serbë dhe zyrtarëve policorë në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicën e Veriut.

Elshani në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, theksoi se, tre policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa personat serbë janë ndaluar për 48 orë dhe po ndiqen në procedura ligjore.

Ngjarja ka ndodhur pasi një grup deri në 10 persona, të cilët kishin qenë duke festuar dhe ishin në gjendje të dehur, u përleshën me policinë pas daljes nga restoranti “Tre Sheshirat”, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme