Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri NULL NULL 08.08.2022 11:37 08.08.2022 11:37 Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, kryesisht serbët, kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës në Austri, thotë Daniel Lichtenegger, kreu i Zyrës për Luftimin e Narkotikëve të Shërbimit Kriminal Federal të Austrisë. Lichtenegger, për transmetuesin publik austriak ORF, tha se shitja e kokainës ka kaluar në internet, pra në rrjetet e errëta, shërbimet e mesazheve dhe rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. “Ajo që mund të lexohet bardh e zi tregon potencialin e grupeve kriminale, të cilat nuk i shmangen asgjëje”, shpjegoi ai. Ai thekson se ajo që ka ndryshuar është se grupet kriminale nga Afrika nuk kanë më epërsi mbi tregtinë e kokainës, por grupe nga Ballkani Perëndimor. Së pari serbët janë aty të parët”, thekson brigadieri i policisë austriake, transmeton Klankosova.tv. Lichtenegger theksoi se këto grupe janë shumë të organizuara dhe të ngritura si një kompani e suksesshme. ORF raporton se fermerët kolumbianë po prodhojnë më shumë kokainë sesa në epokën e Pablo Escobarit dhe se sasi të reja rekorde po kapen nëpër portet evropiane. Edhe në Austri, numri i përdoruesve të kokainës u dyfishua në një periudhë të shkurtër kohore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025