Serbët do t’u përgjigjen arrestimeve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 27.06.2023 22:19 nga Qendresa Tershana 27.06.2023 22:19 Zakonisht ura e Ibrit në Mitrovicë është vendqëndrim i forcave të sigurisë. Por, kur ka ndonjë tubim të serbëve, si ai i së martës i thirrur për deklarimet e festës që serbët e njohin si Vidovdan, numri i tyre shtohet jo pak, raporton Klan Kosova. E sidomos kur fjalimet janë me kërcënime, pjesëtarët e Policisë së Kosovës tregohen edhe më të vëmendshëm. “Nëse vazhdon mizoria ndaj popullit tonë, do të detyrohemi t’u përgjigjemi të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen. Ne do të qëndrojmë të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar e mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë e familjet tona”, tha Dragisha Milloviq, ish-kryetar i komunës së Zveçanit. Kjo në fakt ishte veç njëra nga pesë kërkesat e serbëve veriorë, një nga to iu dedikua të arrestuarve në veri, nga 29 maji e këndej. Në fakt, kërkesa të ngjashme kishin edhe protestuesit serbë në Gracanicë, të cilëve përforcim iu erdhi edhe nga Anamorava. Në secilin rajon u kërkua me ngulm themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bile më kërcënime. E protestuesit që si në veri ashtu edhe në qendër të Kosovës u shpërndan të qetë, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar ta qetësojë situatën, me pretekstin se nuk do të tolerojnë më mizori. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.