Senatori amerikan Menendez akuzohet bashkë me gruan për marrje ryshfeti NULL NULL 22.09.2023 18:54 22.09.2023 18:54 Senatori demokrat i New Jersey, Robert Menendez, është paditur për pranim të qindra mijëra dollarëve si ryshfet. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Drejtësisë, ku thuhet se Menendez dhe bashkëshortja e tij, Nadine, kanë pranuar shufra të arit dhe para të gatshme nga tre biznesmenë nga New Jersey, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Senatori dhe gruaja e tij kanë pranuar paratë “për të përfituar nga qeveria e Egjiptit”, pretendojnë prokurorët. Akuzat ndaj Menendez vijnë pas tre vjetësh të hetimit nga ana e Departamentit të Drejtësisë. Ai shpesh ka dalë me deklarime pro Kosovës, duke thënë se ndaj Prishtinës zyrtare bëhet presion i madh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sulmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin, ne ishim gati 19 minuta më parë
Kosova Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme 22 minuta më parë