Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Senatori amerikan: Hudhra kineze është rrezik për sigurinë kombëtare

NULL NULL
09.12.2023 09:52
Rick Scott
Rick Scott

Senatori republikan i Amerikës, Rick Scott, ka bërë thirrje për një hetim të qeverisë për ndikimin në sigurinë kombëtare të importeve të hudhrave nga Kina.

Scott i ka shkruar sekretarit të tregtisë, duke pretenduar se hudhra kineze është e pasigurt, duke përmendur metoda josanitare të prodhimit.

Kina është eksportuesi më i madh në botë i hudhrave të freskëta dhe ShBA-ja është një konsumator i madh i tyre.

Por tregtia ka qenë e diskutueshme për shumë vite. ShBA-ja ka akuzuar Kinën për “hedhje” të hudhrës në treg me çmim nën kosto.

Që nga mesi i viteve 1990, ajo ka vendosur tarifa ose taksa të rënda për importet kineze, në mënyrë që të parandalojë që prodhuesit amerikanë të mos kenë çmime jashtë tregut.

Në vitin 2019, gjatë administratës Trump, këto tarifa u rritën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në letrën e tij senatori Scott u referohet këtyre shqetësimeve ekzistuese. Ai vazhdon të nxjerrë në pah “një shqetësim të rëndë të shëndetit publik mbi cilësinë dhe sigurinë e hudhrës së rritur në vendet e huaja – më së shumti, hudhra e rritur në Kinën komuniste”.

Ai i referohet praktikave të cilat, thotë ai, janë “dokumentuar mirë” në video online, bloge gatimi dhe dokumentarë, duke përfshirë rritjen e hudhrës në ujërat e zeza.

Ai ka bërë thirrje që Departamenti i Tregtisë të marrë masa, sipas një ligji që lejon hetimet për ndikimin e importeve specifike në sigurinë e SHBA.

Senatori Scott gjithashtu hyn në shumë detaje rreth llojeve të ndryshme të hudhrave që duhen parë.

Ai argumenton: “Siguria ushqimore është një emergjencë ekzistenciale që paraqet kërcënime të rënda për sigurinë tonë kombëtare, shëndetin publik dhe prosperitetin ekonomik”.

Zyra për Shkencën dhe Shoqërinë në Universitetin McGill në Quebec, e cila përpiqet të popullarizojë dhe shpjegojë çështjet shkencore, thotë se nuk ka “asnjë provë” që ujërat e zeza përdoren si pleh për rritjen e hudhrës në Kinë./Klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme