Sëmurët Ringo Starr i Beatles, anulon koncertet NULL NULL 03.10.2022 12:25 03.10.2022 12:25 Ringo Starr i Beatles dhe grupi i tij, All-Starr, u detyruan të anulonin një koncert pasi bateristi u sëmur. Grupi All-Starr i Ringos do të performonte në New Buffalo, Michigan, të shtunën disa orë pasi u njoftua anulimi. Një zëdhënës i grupit zbuloi se sëmundja e 82-vjeçarit nuk lidhet me COVID-19, por ata nuk e konfirmuan diagnozën e tij. Sëmundja e tij misterioze ka prekur zërin e tij. Grupi do të performojë të dielën në mbrëmje në Prior Lake, Minesota, por me gjendjen e Ringos, nuk është e sigurt nëse ata do të vazhdojnë. Ringo festoi ditëlindjen e tij të 82-të në fillim të korrikut. Ai ka pasur një vit të ngarkuar pasi ai dhe grupi i tij përfunduan pjesën e parë të turneut të tyre “Pranverë 2022” në fund të qershorit në Florida, transmeton Klankosova.tv.