Sëmundjet e zemrës mund të nisin në mitër NULL NULL 23.01.2019 21:30 23.01.2019 21:30 Sëmundja e zemrës mund të fillojë në mitër, sugjeron nje hulumtim i realizuar se fundmi. Një studim i Universitetit të Kembrixhit zbuloi se të rriturit që vuanin nga hipoxia kronike – oksigjen i ulët – në mitër kanë më shumë gjasa të tregojnë elemente për gjendje, si presioni i lartë i gjakut ose arterie te ngurta. Hipoxia kronike është efekti më i zakonshëm i ndërlikimeve të shtatzënisë, si para-eklampsia, diabeti ose vetëm pirja e duhanit e nënës në pritje. Studimi u drejtua nga Profesori Dino Giussani, nga departamenti i fiziologjisë, zhvillimit dhe neuroscience. Është pranuar gjerësisht se gjenet tona ndërveprojnë me zakonet tona të jetesës – të tilla si obeziteti dhe pirja e duhanit – për të përcaktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por, studimi i ri tregon se ky rrezik mund të përcaktohet përpara se të lindim.