Sëmundja Lyme: Katër shenjat e hershme se jeni pickuar nga një insekt i infektuar NULL NULL 12.08.2019 22:42 12.08.2019 22:42 Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që te njerëzit shpërndahet përmes insekteve të infektuara. Kjo mund të trajtohet lehtë nëse vërehet në fazat e hershme, por shtyrja e njohjes së saj mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të simptomave në periudha më afatgjata. Sipas Institutit Publik të Shëndetësisë në Angli, nga matjet dy mijë deri në tre mijë raste janë të konfirmuara atje me sëmundjen Lyme, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova. Është qenësore që të dihen se cilat janë shenjat e para që ua jep trupi juaj nëse jeni prekur nga insektet e infektuara. Këto janë: Skuqje rrethore dalluese – te shumë njerëz sëmundja e Lyme në fazën e hershme zhvillohet rreth vendit të pickimit, zakonisht një deri në katër javë pas infektimit. Simptoma të shumta të ngjashme me gripin – ethe dhe djersite, dridhje, lodhje, dhimbje në qafë apo shtrëngim, kokëdhimbje dhe dhimbje të nyjeve dhe muskujve. Paralizë e muskujve të fytyrës, zakonisht vetëm në njërën anë (Paraliza Bell) Dhimbje të nervave të cilat mund të jenë të forta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 5 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 5 orë më parë