Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmundja e tërbimit të kafshëve të egra, nis vaksinimi nga ajri

NULL NULL
22.10.2025 10:07

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-it në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV rekomandon qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.

“Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinaveqë t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinavepasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra”.

“Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinary”, njofton kjo agjenci, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme