Semaforët LGBT NULL NULL 13.05.2015 14:51 13.05.2015 14:51 Dritat e semaforëve për këmbësor ne Vjenë nuk janë vetëm me ikonën e zakonshme në ngjyrë të kuqe dhe të gjelbërta. Semaforët atje tash janë edhe ” gay” dhe ” straight”. Ditëve të fundit, semaforët e këmbësorëve tregojnë çiftet e meshkujve, ose femrave në vend të figurës së zakonshme që paraqitet në dritat e semaforëve të këmbësorëve. Në disa semaforë paraqiten dy meshkuj, në disa një femër dhe një mashkul e në disa dy femra. Por, të gjitha çiftet e kanë edhe shenjën e zemrës. Këta semaforë janë paraqitur në 47 rrugë dhe do të qëndrojnë deri në muajin Qershor. Krejt ky ndryshim kreativ erdhi në kuadër të mbështetjes së grupit LGBT . E gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe shumë ngjarje të tjera, ku ndër to do të jetë edhe mbrëmja më e madhe humanitare në Europë për hulumtime lidhur me HIV dhe AIDS, transmeton Klan Kosova. Kalimtarët janë treguar neutralë ose pozitivë kur u pyetën se a po iu pëlqen ky koncept. Shumica prej tyre u shprehën se barazia dhe trajtimi i barabartë është një çështje e rëndësishme. klankosova.tv .