Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selmanaj: Nëse Qeveria s’e shqyrton marrëveshjen e gazsjellësit, Kosova mund të mbetet e vetmja pa qasje në të

NULL NULL
19.10.2021 11:10

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë që nëse Qeveria s’e shqyrton marrëveshjen e gazsjellësit, Kosova mund të mbetet e vetmja pa qasje në të.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar – Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz dhe në pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”.

“Nisma e projektit të gazit ka nisur më 2016 dhe më 2018 është nënshkruar marrëveshja për projektin për ndërtimit të infrastrukturës së gazit me Maqedoninë e Veriut”.

“Cilat do të ishin përfitimet e Republikës  sonë në rastin e ndërtimit të këtij rrjeti për të cilin Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar? Në rend të parë prodhimi i energjisë elektrike, në rend të dytë industria dhe në rend të tretë amvisëritë”.

Tutje Selmanaj ka thënë që mbi të gjitha këto përfitime “Kosova këtë projekt duhet ta shohë në kontekstin e sigurisë dhe pozicionimit dhe rreshtimit përkrah interesave tona shtetërore dhe gjeopolitike të aleatëve tanë kryesore”.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.