Selman Luzha është veterani i UÇK-së i cili vdiq pas aksidentit në Kaçanik NULL NULL 24.09.2025 08:31 24.09.2025 08:31 Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave pasditën e së martës në Kaçanik, ka humbur jetën Selman Luzha. Viktima ka qenë nga fshati Begracë, dhe ishte veteran i UÇK-së, përcjell Klankosova.tv. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe një grua, drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. “Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh policor.