Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selma Blair thotë se humori e ndihmon t’i përballojë vështirësitë shëndetësore

NULL NULL
18.08.2021 09:05

Selma Blair viteve të fundit është përballur me disa probleme serioze shëndetësore, të cilat thotë se mundohet t’i tejkalojë me një dozë humori.

Aktorja, gjatë turneut virtual të shtypit të “Shoqatës së Kritikëve të Televizionit”, të hënën, theksoi rëndësinë e butësisë në menaxhimin e sklerozës së saj të shumëfishtë, shkruan CCN, përcjell Klankosova.tv

“Më pëlqen gjithmonë humori. Sepse siç tha Carrie Fisher, nëse nuk do të ishte qesharake, atëherë do të ishte thjesht e vërtetë,” ka thënë ylli i “Cruel Intentions”.

Betejat shëndetësore të Blairit do të jenë subjekt i një dokumentari të ri, “Ju prezantojmë, Selma Blair” (Introducing, Selma Blair), traileri i të cilit u publikua javën e kaluar.

“Ju kërkoj falje të gjithëve ndërsa shkoj në këtë udhëtim në jetë. Oh, jam e sigurt që do të anulohem shumë herë,” tha ajo, duke bërë shaka.

“Ju prezantojmë, Selma Blair” do të debutojë në kinema më 15 tetor dhe do të transmetohet në Discovery+ më 21 tetor.

lajme të ngjashme