Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi për skandalin e Inspektoriatit të Policisë: Të shkarkohen kryesit e veprës

NULL NULL
08.02.2018 10:30

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka apeluar që të shkarkohen nga detyra të gjithë bashkëpunëtorët që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në Inspektoratin Policor.

Kjo pasi sipas Selimit në vazhdimësi po dëshmohet se i gjithë shteti është i kapur, pasi që nuk po ndërmerret asgjë për skandale të cilët po dalin nëpër media, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Deputeti Selimi i dha në Seancën e sotme të Kuvendit.

”Sa i përket skandalit të Inspektoratit të Policisë nuk është bërë asgjë”.

”Kryesi i veprës penale është zëvendësuar me një bashkëpunëtor të kryerjes së veprës”.

”Ky gabim duhet të korrigjohet dhe të shkarkohen të gjithë që janë të përfshirë.  Në një vend ku dëgjojmë në media skandale si të inspektoratit policor dhe nuk ndërmerret asgjë, nuk kemi se si ta quajmë ndryshe përveç se një krim të organizuar”.

”Kështu duket shteti i kapur”, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme