Selfie me policin që po e arrestonte NULL NULL 08.08.2015 09:24 08.08.2015 09:24 Në kohën e rrjeteve sociale dhe telefonave të mençur, pothuajse askush nuk e humb mundësinë që të bëjë një selfie të paharrueshme. I tillë është edhe 20 vjeçari Gilbert Phelps, që me sa duket është shumë i dhënë pas mediave sociale. Phelps, ka bërë një selfie teksa një oficer policie po e arrestonte, transmeton Klan Kosova. Por, si duket edhe polici ishte i pajtimit për këtë foto. Të enjtën në Iowa të Shtetve të Bashkaura të Amerikës, rreth orës 2 të mëngjesit, ai u arrestuar për posedim të marihuanës dhe u përcoll për në stacionin e policisë. Phelps, kishte shpërndarë këtë foto në rrjetin social “Snapchat”, dhe më pas kjo foto është shpërndarë nëpër rrjete të tjera sociale.