Selena Gomez reagon pas spekulimeve se ishte në lidhje me nipin e John F.Kennedy NULL NULL 15.04.2024 14:53 15.04.2024 14:53 Selena Gomez Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit në lidhje me jetën e saj romantike. Ka pasur spekulime se artistja ishte në një lidhje me Jack Schlossberg nga viti 2020 deri në vitin 2021. Nëse nuk e dini, Jack, është djali i Caroline Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë, John F. Kennedy, transmeton Klankosova.tv. Thashethemet përfshinin gjithashtu se Jack “i premtoi Selenës Shtëpinë e Bardhë dhe ajo nuk pranoi”. Pasi spekulimet u bënë virale, foli vetë Selena. “Kurrë nuk e kam takuar këtë njeri”, shkroi Selena duke mohuar thashethemet se ishte në lidhje me Jack, transmeton Klankosova.tv.