Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selena Gomez nuk është më personi më i ndjekur në Instagram

NULL NULL
30.10.2018 13:00

Pas dy vjetësh në krye të listës, Selena Gomez ka humbur “titullin” si personi më i ndjekur në Instagram.

Tashmë këtë titull e mban ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, që ka rreth 144,350,000 ndjekës.

Në ndërkohë, Gomez aktualisht ka rreth 144,325,000 ndjekës, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e ka mbajtur këtë “titull” për më shumë se dy vjet – në vitin 2016, ajo e kishte mundur shoqen e saj të ngushtë, Taylor Swift, si kampione e mediave sociale.

Fakti se këngëtarja e shumë hiteve nuk e mban më “kurorën” e Instagramit nuk është një surprizë, pasi ajo qysh nga muaji shtator ka qenë qëllimisht joaktive në rrjetet sociale.

“Po bëj pak pushim nga rrjetet sociale. Sërish”, kishte shkruar ajo në Instagram më 23 shtator.

“Aq sa jam falënderuese për gjithë mundësitë që rrjetet sociale na japin secilit prej nesh, jam po aq mirënjohëse dhe falënderuese që të mund të bëj një hap prapa dhe të jetoj jetën. Mirësi dhe kurajo, vetëm për pak. Mos harroni – komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e secilit prej nesh”, kishte thënë tutje ajo.

Kjo shkëputje nga rrjetet sociale erdhi pak para se Gomez t’i nënshtrohet një trajtimi për shëndetin mendor.

Sipas TMZ, Gomez është hospitalizuar dy herë brenda dy javësh. Një burim kishte thënë për revistën People se në këtë periudhë, Selena kishte disa javë shumë “të rënda emocionalisht”.

 

lajme të ngjashme