Selektori i Senegalit dorëzon në ushtri trofeun e Kupës së Afrikës NULL NULL 22.03.2026 14:33 22.03.2026 14:33 Sipas raportimit të medias italiane La Gazzetta dello Sport, kriza e Kupës së Afrikës në kampin e Senegalit po thellohet. Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, bëri një gjest simbolik duke ua dorëzuar trofeun ushtarëve, për të dërguar mesazhin se vendi i tij nuk do ta kthejë kupën. Pamjet ku Thiaw mban kupën dhe më pas ua dorëzon ushtarëve në një bazë ushtarake u bënë shpejt virale në mbarë botën. Trajneri me përvojë nuk flet në video, por mesazhi është i qartë: Senegali ende e konsideron veten kampion. Senegali nuk e njeh vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia dhënë kupën Marokut duke ndryshuar rezultatin e finales. Edhe qeveria ka deklaruar se kupa nuk do të kthehet, ndërsa federata e ka çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv. Tashmë procesi po zhvillohet më shumë në planin juridik sesa në fushë. Dorëzimi i kupës tek ushtria nga Thiaw është interpretuar si një përpjekje për ta “siguruar” trofeun dhe si një qëndrim zyrtar institucional kundër vendimit. Opinioni publik në vend beson se titulli i fituar në fushë nuk mund të merret në tavolinë./Klankosova.tv