Sekuestrohen rreth 15 kilogramë drogë në Ferizaj, arrestohen dy persona NULL NULL 13.04.2026 20:55 13.04.2026 20:55 Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike. Në njoftim thuhet se aksioni është realizuar sot në komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia ka bërë të ditur se autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë. “Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal. PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv