Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen nëntë armë zjarri brenda një jave në Prishtinë

NULL NULL
29.07.2024 13:27
Armet e sekuestruara ne Prishtine nga Policia e Kosoves gjate nje jave
Armet e sekuestruara ne Prishtine nga Policia e Kosoves gjate nje jave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 58 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe disa të tjera.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë sekuestruar nëntë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

​”Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq, aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4,097 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme