Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen mbi 200 mijë euro të padeklaruara dhe ilaçe të kontrabanduara, arrestohet një 58-vjeçar nga Durrësi

NULL NULL
23.09.2023 13:42
policia
policia

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 251 mijë e 295 euro dhe disa ilaçe të kontrabanduara.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një 58-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

lajme të ngjashme