Sektori privat i pakënaqur me “ndihmat” e Qeverisë, dalin në konferencë NULL NULL 02.11.2022 09:19 02.11.2022 09:19 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e Odës së Afarizmit të Kosovës thuhet se do të diskutojnë lidhur me vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve që, siç e quajtën ata, është kushtëzim për punëtorët e sektorit privat. “Ju njoftojmë që sot, E Mërkure (02.11.2022) në orën 10:00, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media. Tema e diskutimit: Vendimi i Qeverisë lidhur me ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat”, thuhet aty, njofton Klankosova.tv. Qeveria e Kosovës, në fillim të muajit shtator, në Pakon për Përballjen me Inflacionin, mori vendim për subvencionimin prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e këtij sektori. Kjo masë është paraparë të zgjasë për tre muaj. Të zëshëm kundër këtij vendimi kanë qenë nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, duke thënë se punëtorët kanë mbetur nën mëshirën e bizneseve. Qeveria e Kosovës ende nuk ka ofruar ndonjë shifër të saktë se sa punëtorë të këtij sektori kanë pranuar pagë me rritje. /Klankosova.tv/