Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seksi i kushtoi me jetë

NULL NULL
15.09.2016 10:36

Një grua italiane, e cila u bë subjekti i një abuzimi online për shkak të publikimit të imazheve eksplicite dhe një videoja në tërë vendin, e ka vrarë veten.

Imazhet e Tiziana Cantone nga Naples, duke bërë seks me nj burrë, ishin bërë publike në internet në pranverën e vitit 2015.

31 vjeçarja kishte realizuar një video intime me partnerin e saj të ri, e më pas ia kishte dërguar ish të dashurit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Prokurori publik i qytetit, Francesco Greco, ka nisur një hetim lidhur me vdekjen e saj, që erdhi një vit pasi videoja po qarkullonte në Facebook, WhatsApp dhe në rrjetet e tjera sociale. Hetimi do të tregojë se cili ishte impakti i publikimit të videos në gruan që vrau veten.

Ajo kishte marrë ofendime e kërcënime, sa herë që dikush e kishte parë videon në njërin nga rrjetet sociale.

Asaj madje i ishte dashur që ta linte punën në Naples dhe të zhvendosjen në një fshat në veri të Italisë. Ajo po ashtu ishte në procesin e ndërrimit të emrit kur ka vdekur.

lajme të ngjashme