Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekreti i martesës 23-vjeçare të çiftit të njohur

NULL NULL
10.11.2018 23:00

Thonë se dashuria nuk zgjat në Hollywood…

Por këtë e hodhi poshtë Mary Steenburgen dhe Ted Danson.

Aktorja ka folur rreth asaj se çfarë po e mban romancën e saj me Danson të gjallë pas 23 vitesh martesë, transmeton Klan Kosova.

‘Ai është partneri im në kuptimin më të thellë të fjalës në këtë jetë. Dashuria jonë veç sa bëhet më e thellë me gëzimet dhe bekimet tona’, tha ajo për People.

‘Në u njohëm kur ishim 40 dhe 45. U takuam në një kohë kur të dy veç kishim kaluar shumë gjera me veten dhe ky ishte fat’.

Aktorja tani 65-vjeçare u takua me Danson, 70 vjeç në vitin 1993. Çifti u martua dy vjet më bonë.

Tani më shumë se 20 vjet bashkë, çifti është shumë i lumtur dhe madje ka arritur me sukses t’i bashkojë familjet e tyre nga marrëdhëniet e mëparshme.

‘Ai është një baba i mahnitshëm, një njerk e gjysh i mahnitshëm. Ne jemi gjyshër që moti’.

Aktorja e cila është fituese e Oscar vazhdoi të shpjegojë se burri i saj është i sigurt në vetvete dhe martesa e tyre është ajo që e mban marrëdhënien e tyre të gjallë dhe të shëndetshme.

‘Kjo është një martesë kur burri është i sigurt në dashamirësi dhe butësinë e tij, por edhe në forcën e tij’, tha ajo.

 

lajme të ngjashme