Sekretari i Kuvendit: Kryekuvendarja shkel konkursin, emëron u.d. (VIDEO) NULL NULL 12.03.2026 20:32 12.03.2026 20:32 Krejt filtrat i kaluan, por fundin s’e preku asnjëri. Arben Loshi e Taulant Bajrami janë dy kandidatët që dolën fitues në konkursin për sekretar të Kuvendit. Po emërimi i ndonjërit prej tyre nuk u bë nga kryetarja e Kuvendit. Loshi e kryente këtë punë deri më 4 mars ditë kjo kur Albulena Haxhiu, vuri në këtë pozitë Xheladin Hoxhën si ushtrues të detyrës. Veçse kjo po del jo e drejtë. Edhe rekrutimi u bë sipas monitoruesve pa asnjë vërejtje. Loshi në këtë fazë nuk ka dashur të jap komente për sitautën, e Bajrami pret reflektim nga Kryesia e Kuvendit për emërimin e njërit fitues, ose paralajmëron masa ligjore. Një anëtar i kryesisë s’e di arsyen e mos emërimit të tyre, por ankesa nuk ka për njërin. Për arsyen e mos emërimit të dyshes fituese, nga Zyra e Haxhiut nuk kthyen përgjigje.