Sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi NULL NULL 23.10.2024 13:43 23.10.2024 13:43 Lloyd Austin. Foto; Arkiv Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se ka prova se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi. Austin iu tha gazetarëve të mërkurën: “Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t’u parë. Këto janë gjëra që ne duhet t’i zgjidhim” Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut iu tha ligjvënësve të mërkurën se rreth 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe ata tani po trajnohen. Koreja e Veriut dhe Rusia, të përfshira në konfrontime të veçanta me Perëndimin, kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në dy vitet e fundit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Në qershor, ata nënshkruan një marrëveshje të madhe të mbrojtjes që kërkon që të dyja vendet të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra sulmohet.