Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kemi praninë dhe sigurinë globale për t’u përballur me ISIS-in

NULL NULL
nga Liridona Gashi 17.10.2024 16:45

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është pjesë e takimit të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel të Belgjikës.

Ai sot e pati një takim me ministrat ku diskutuan për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in.

Në hapjen e këtij sesioni, ai potencoi sse kanë kaluar tashmë më shumë se dhjetë vjet kur një një mori shtetesh u mobilizuan në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in.

Tutje, Austin potencoi se ky koalicion tani më shumë se 60 shtete, me 87 anëtarë, duke shtuar se kërcënimi nga ISIS dhe grupet e tjera terroriste është tani një nga disa prioritetet strategjike për ta.

“Ne po trajtojmë një sërë sfidash kryesore, duke përfshirë ngacmimin nga Republika Popullore e Kinës dhe pushtimin e pamatur të Ukrainës nga Rusia. Por ndërsa e bëjmë këtë, nuk duhet të harrojmë kërcënimin që ISIS ende paraqet. Pra, ky takim i ministrave shpreh vigjilencën tonë të përbashkët dhe vendosmërinë tonë të përbashkët”, tha Austin.

Më tej, ai tregoi se së bashku, Koalicioni Global ka praninë dhe burimet globale për t’u përballur me ISIS-in kudo që të shfaqet.

lajme të ngjashme