Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sebastian Vettel do të pensionohet nga Formula 1 në fund të sezonit

NULL NULL
28.07.2022 16:30

Sebastian Vettel do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit.

35-vjeçari do të ulë perden e një karriere, në të cilën ai fitoi katër kampionate botërore dhe 53 gara.

Vettel, i cili filloi karrierën e tij në F1 në mes të sezonit 2007 dhe shijoi vitet e tij më të mira me Red Bull, e bëri njoftimin para garës së Çmimit të Madh të Hungarisë në këtë fundjavë.

“Kam pasur privilegjin të punoj me shumë njerëz fantastikë në Formula 1 gjatë 15 viteve të fundit – ka shumë për të përmendur dhe falënderuar. Vendimi për të dalë në pension ka qenë i vështirë për mua dhe kam kaluar shumë kohë duke menduar për të”, tha Vettel.

“Në fund të vitit dua të marr edhe pak kohë për të reflektuar se çfarë do të fokusohem në vijim; e kam shumë të qartë që duke qenë baba dua të kaloj më shumë kohë me familjen time. Por sot nuk është për të thënë lamtumirë. Përkundrazi, është për të thënë faleminderit për të gjithë, sidomos për tifozët, pa mbështetjen e pasionuar të të cilëve Formula 1 nuk mund të ekzistonte”.

Vettel fitoi katër tituj radhazi me Red Bull mes viteve 2010 dhe 2013, para se të bashkohej me Ferrarin dy vjet më vonë, raporton Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Gjermani iu bashkua Ferrarit në përpjekje për t’i sjellë kupa që i mungonin për shumë kohë, por dështoi, dhe përfundimisht u tërhoq nga skuadra italiane në fund të vitit 2019.

lajme të ngjashme