Seancë e astrologjisë drejtpërsëdrejti, Kotorri trondit mysafiren me parashikime (VIDEO) NULL NULL 30.08.2025 14:39 30.08.2025 14:39 Astrologia e njohur, Antigona Kotorri në “Weekend” të Klan Kosovës, foli më shumë rreth jetës së saj. Ndër gjërat e para që tregoi Kotorri, ishte dashuria që ka për lulet, ku ballkoni i saj në banesën ku jeton, është i mbushur përplot me to, transmeton Klankosova.tv. Astrologia foli edhe rreth pasionit të saj për të mbajtur kripën në shtëpi dhe në punë, pasi sipas saj, ajo largon energjinë e keqe nga ajo. Ndërsa ajo foli edhe për fëmijërinë e saj, duke e cilësuar atë si të pasur. Kjo pasi sipas Kotorrit, ajo u rrit me dy gjyshe, nga të cilat mori shumë mësime e këshilla. Sa i përket jetës së saj në Kosovë, ajo thotë se ka pasur tepër vështirësi, por që sipas saj, çdo gjë ia ka vlejtë. E diçka që nuk shihet shumë në televizion, u bë pikërisht në “Weekend” të Klan Kosovës. Antigona Kotorri drejtpërsëdrejti ia bëri parashikimin e jetës gazetares, Genta Gashi. Por për ta dëgjuar edhe ju këtë parashikim, ndiqni videon e mëposhtme: