Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seanca u thirr pa marrëveshje, VV do ta provojë me diskutim në Kuvend – Nagavci e konfirmon!

NULL NULL
27.04.2026 17:07

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Arbërie Nagavci, ka folur para seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kjo parti për Presidentin.

Nagavci para mediave deklaroi se nuk ka pranuar asnjë nënshkrim të kandidatëve nga partitë opozitare.

“Arsyeja se pse kemi kërkuar tre kandidatë është se edhe Lëvizja me partnerët e koalicionit edhe PDK edhe LDK të bëheshin pjesë e zgjedhjes së Presidentit”, tha ajo para mediave.

“Për ne besoj që Kuvendi është vendi ku duhet edhe të bëhen debatet, por edhe të merren vendimet e rëndësishme. Përtej kësaj, sikurse jemi njerëz të gjithë, e keni përcjellë besoj dhe e dini tashmë, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve ka bërë disa hapa dhe ka paraqitur disa propozime në mënyrë që të shmangen edhe një palë zgjedhje të reja, të cilat janë të panevojshme e nuk janë të duhura për qytetarët, e aq më pak pritet që të sjellin ndonjë rezultat të ri”, tha ajo.

“E dini se pas takimeve të vazhdueshme, të njëpasnjëshme që kemi pasur Kryeministri Kurti me kryetarët e dy partive të tjera politike, ka pasë edhe veprimet e radhës, të cilat ofruan sikur një mundësi që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, dy subjektet i dyti dhe i treti, të ofrojnë tri propozime, dhe kjo për faktin që me këto tri propozime ne do të kishim një mundësi që të tërheqim dy kandidaturat tona, atë të zëvendëskryeministrit Konjufca dhe deputetes Mulhaxha-Kollçaku, dhe të vazhdojmë me tri propozime të tjera për kandidatë të cilët do të ishin unifikues, kandidatë me integritet që besoj se ka të tillë në mesin tonë. Por, nuk kemi parë asgjë konkrete. Unë si shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kam pranuar asnjë nënshkrim, ndonëse ne kemi qenë të gatshëm që të shtojmë nënshkrimet tona, plotësimin e kushtit të domosdoshëm që të jenë së paku 30 nënshkrime për secilin prej kandidatëve”, tha ajo.

lajme të ngjashme