Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seanca për Banjskën, i akuzuari Maksimoviq mohon çdo lidhje me rastin

NULL NULL
18.03.2026 10:31

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca në rastin e Banjskës, ku për herë të parë para trupit gjykues ka folur i akuzuari Dushan Maksimoviq.

Gjatë fjalës së tij, Maksimoviq ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në këtë rast.

Ai tha nuk ka qenë i angazhuar nga askush dhe për asnjë detyrë.

“Në pyetjen e Prokurorisë Speciale, më është kërkuar të shpjegoj prej nga e kam siguruar uniformën, si e kam siguruar, për çfarë arsyeje, nga kush kam qenë i angazhuar dhe çfarë detyre kam pasur. Në këtë pyetje kam dhënë përgjigje. Mirëpo, pas shqyrtimit të procesverbalit, kam vërejtur se mungon një pjesë e përgjigjes sime, pikërisht ajo që ka të bëjë me angazhimin tim dhe detyrat e mia. Deklaroj se nuk kam qenë i angazhuar nga askush dhe për asnjë detyrë. Fotografia është realizuar në shtëpinë time, thjesht për argëtim, duke pasur parasysh që posedoja një uniformë të tillë”, ka deklaruar ai para gjykatës, njofton Klankosova.tv.

Ai po ashtu ka thënë se është gjuetar aktiv, prandaj ka uniformë, të cilën nuk e ka blerë vetë, por ia ka dhuruar një mik i tij.

Seancën për Banjskën po e përcjell nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

No description available.

lajme të ngjashme