Seanca në Kuvendin e Shqipërisë nis me një minutë heshtje në nderim të Fatos Nanos NULL NULL 06.11.2025 10:50 06.11.2025 10:50 Foto: Tch Me një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano ka nisur seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Euronews Albania ka shkruar se kjo ka nisur me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Në rend dite seancën e sotme janë raportimet e disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, projektligji për barazinë gjinore si dhe zgjedhja e anëtareve të Komisionit Rregullator në KQZ. Për projektligjin për barazinë gjinore pritet të ketë debate, ndërsa para nisjes së seancës është mbajtur edhe një protestë para Parlamentit kundër këtij projektligji. Projektligji nuk do të ketë më konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë por do të njohë vetëm burrë e grua. PS depozitoi 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini, transmeton Klankosova.tv.