Së shpejti do të shfaqet dokumentari për jetën e Paul Walker NULL NULL 01.03.2018 17:02 01.03.2018 17:02 “Paramount Network” ka paralajmëruar se së shpejti do të shfaqë dokumentarin për jetën dhe veprën e Paul Walker, transmeton Klan Kosova. Producenti i dokumentarit, Derik Murray, ka bërë të ditur se filmi i cili flet për Walker, do të quhet “I Am Paul Walker”. Jeta shumë e shkurtër e tij do të kronikohet në një dokumentar të ri. “I Am Paul Walker” do të ketë gjithashtu intervista të shokëve dhe kolegëve të aktorit që e njihnin shumë mirë. Filmi do të eksplorojë karrierën e në aktrim të Walker dhe gjithashtu ndër të tjera do të shfaqë pasionin e tij për oqeanet dhe jetën detare, si edhe punën e tij për të ndihmuar Haiti pas tërmetit shkatërrues. https://www.youtube.com/watch?v=lhd462Jm8_M