Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Schumacher peshon më pak se 45 kg

NULL NULL
23.09.2015 21:12

“Michael Schumacher tashmë peshon më pak se 45 kg dhe ka përmirësime fare të vogla, gjë që nuk jep shpresa për një mrekulli”.

Kështu shkruan e përditshmja angleze “Daily Express”, që citon një burim pranë familjes së 7 herë kampionit të Formulës 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës dhe që atëherë nuk është rekuperuar.

Ish-piloti gjerman i Ferrarit, sipas gazetës, ende nuk është në gjendje të flasë, të ecë dhe është shumë pak i ndërgjegjshëm për ambientin që e rrethon.

Aktualisht, Schumi ndodhet në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës, ku ndiqet pa pushim nga 15 profesionistë, transmeton Top Channel.

lajme të ngjashme