Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scholz, Macron dhe Von der Leyen do të provojnë ta bindin Orbanin të mos e pengojë Ukrainën

NULL NULL
14.12.2023 10:12
Viktor Orban
Viktor Orban. Foto: Arkiv

Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen do ta takojnë Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, para nisjes së samitit të krerëve evropianë.

Kancelari gjerman, presidenti francez dhe presidentja e Komisionit Evropian do të provojnë që në Bruksel ta bindin hungarezin që të mos përdorë veto për nisjen e bisedimeve për pranimin e Ukrainës në bllokun evropian, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv.

Orban ka kërcënuar gjithashtu me bllokimin e 43 miliardë funtave, ndihmë që BE do t’ia bëjë Ukrainës.

Përmes një rezolute të Parlamentit Evropian, eurodeputetët kanë shprehur keqardhje për qasjen e Orban si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Ukrainës.

lajme të ngjashme