Sasa e lumtur që nuk është më në shtëpinë e BBVK: Ka rënë niveli i lojës (VIDEO) NULL NULL 14.01.2026 14:39 14.01.2026 14:39 Ish-konkurrentja e edicionit të katër të Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka deklaruar se është e lumtur që nuk është më pjesë e kësaj loje. E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se loja brenda shtëpisë më të madhe në vend, është degraduar tej mase, transmeton Klankosova.tv. “Jam e lumtur që në këtë pikë të lojës nuk jam më pjesë e shtëpisë, sepse niveli ku ka shkuar loja nuk është që kisha mundur me u përshtat”, tha ajo në Klan Kosova.