Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sarri: Pjaniq do të jetë i lumtur te Barcelona

NULL NULL
30.06.2020 11:32

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë që Miralem Pjaniq do të jetë i lumtur me një kalim te Barcelona.

Katalunasit e kanë konfirmuar të hënën që Arthur do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në një marrëveshje në vlerë prej 72 milionë eurosh në fund të stinorit, dhe që Pjaniq pritet që të shkojë në drejtimin tjetër.

“Nëse transferimi zyrtarizohet, [Pjaniq] do të jetë i lumtur sepse do ta përfundojë karrierën në një ekip shumë të mirë”, iu ka thënë Sarri reporterëve.

“Djaloshi mund të jetë i lumtur me këtë zgjidhje, jam në paqe sepse ai është serioz dhe inteligjent”.

“Mundësia që ai nuk e jep 101 përqindëshin. Nuk e shoh”, ka shtuar mes tjerash tekniku italian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.