Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sarrazin në Serbi, diskuton me Vuçiqin për dialogun

NULL NULL
10.05.2022 15:05

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është pritur në takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, siç njofton presidenca serbe është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bisedimet janë  mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv

Vuçiq në takim raportohet të ketë thënë se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi që do të mundësonte stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Nga ana tjetër, Sarrazin theksoi se politika e zgjerimit dhe puna për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme gjermane në vitet e ardhshme.

lajme të ngjashme