Sarrazin: Gjermania ka kërkuar sanksionimin e Radoiçiqit, por në Këshillin e BE-së s’merren vendime qysh duam ne (VIDEO) NULL NULL 28.02.2024 19:03 28.02.2024 19:03 Manuel Sarrazin Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në “Info Magazine” në Klan Kosova është shprehur se politika e sanksioneve në Bashkimin Evropian “është evropianizuar”. Ai u shpreh se kanë kërkuar sanksionimin e Millan Radoiçiqit, i cili dyshohet si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, por sipas tij, nuk e kanë kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv. “Politika e sanksioneve në Bashkimin Evropian është evropianizuar dhe unë besoj që ky është vendimi i duhur”. “Nuk është në mënyrë që secili në Evropë bën çdo gjë që do Gjermania, siç e dini ne kemi kërkuar sanksionimin e Milan Radoiçiqit për një kohë të gjatë, por fatkeqësisht nuk e kemi kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian sepse disa shtete anëtare të tjera të BE-së kanë mendime të tjera, kështu që politika e sanksioneve nuk i takon vendimit të një shteti anëtar të vetëm”, është shprehur Sarrazin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 20 orë më parë