Sarandë: Digjet plotësisht vetura, shpëtojnë turistët NULL NULL 31.05.2025 12:51 31.05.2025 12:51 Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Lukovë, ku një mjet është djegur plotësisht. Fatmirësisht, pas alarmit të dhënë, ka reaguar menjëherë zjarrfikësja e Sarandës, e cila ka arritur të shuajë zjarrin dhe të ndalojë përhapjen e flakëve. Burime bëjnë me dije se mjeti ishte në përdorim nga disa turistë të huaj, të cilët kanë mundur të dalin nga automjeti në momentin e shpërthimit të zjarrit. Sipas raportimeve të para, ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupet e hetimit janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. / Euronews.al