Sarajeva Safari: A do ta përmend Vuçiqin dëshmitari italian? (VIDEO) NULL NULL 05.02.2026 20:17 05.02.2026 20:17 Me gjykatat do të kenë punë krejt ata që ishin pjesë e safarit të Sarajevës, ku njerëzit e pafajshëm vriteshin për argëtimin e të pasurve. Hetimet që kanë nisur ka shumë gjasë ta përfshijnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, për të cilin një dëshmitar italian thotë se e pa në turizmin e snajperëve, raporton Klan Kosova. Kryetari i Serbisë, mohon se mori pjesë në rrethimin e Sarajevës, duke thënë se ato që shihen në krahun e tij në një pamje nga ajo kohë janë këmbët e kamerës e jo pushkë. Ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri: