“Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit” nga Yuval Noah Harari NULL NULL 26.04.2018 11:11 26.04.2018 11:11 Rreth 13.5 miliardë vjet më parë, lënda, energjia, koha dhe hapësira u shndërruan në atë që njihet si Big Bang. Historia e këtyre përbërësve themelorë të universit tonë quhet fizikë. Rreth 300.000 vjet pas shfaqjes së tyre, lënda dhe energjia filluan të bashkoheshin në struktura komplekse, të quajtura atome, të cilat më pas u kombinuan në molekula. Historia e atomeve, molekulave dhe ndërveprimi mes tyre quhet kimi. Rreth 3.8 miliardë vjet më parë, në një planet të quajtur Tokë, ndodhi kombinimi i disa molekulave, të cilat formuan disa struktura veçanërisht të mëdha dhe komplekse të quajtura organizma. Historia e organizmave quhet biologji. Rreth 70.000 vjet më parë, organizmat që i përkisnin llojit Homo sapiens filluan të formonin struktura edhe më të zhvilluara të quajtura kultura. Zhvillimi pasues i këtyre kulturave njerëzore quhet histori. Tre revolucione të rëndësishme i dhanë formë rrjedhës së historisë. Revolucioni Konjitiv i dha shtysën fillestare historisë rreth 70.000 vjet më parë. Revolucioni Agrokulturor e përshpejtoi atë rreth 12.000 vjet më parë. Revolucioni Shkencor, i cili filloi vetëm 500 vjet më parë, mund t’i japë fund historisë dhe të krijojë diçka krejt të ndryshme. Ky libër tregon historinë se si këto tre revolucione kanë ndikuar në jetën e humanëve dhe organizmave të tjerë të ngjashëm me ta.