Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Santorini goditet nga disa tërmete të tjera pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

NULL NULL
06.02.2025 23:13

Disa tërmete të tjera kanë goditur ujërat rreth ishullit grek të Santorinit vetëm disa orë pasi autoritetet atje shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Pika e nxehtë turistike është tronditur nga aktiviteti sizmik këtë javë me mijëra tërmete të regjistruara që nga e premtja e kaluar.

Të enjten në mbrëmje, një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua në orën 20:16 sipas kohës lokale (në detin midis Santorinit dhe një ishulli tjetër, Amorgos, i ndjekur nga një tërmet me magnitudë 4.2 afërsisht dy orë më vonë.

Më shumë se 11,000 njerëz janë larguar nga Santorini pasi autoritetet raportojnë se tërmetet po regjistrohen në një interval minutë pas minutë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se është e paqartë se kur mund të përfundojë kjo periudhë e “krizës sizmike” në ishullin e njohur turistik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme