Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i njëjti fat na pret edhe nga Britania NULL NULL 10.01.2025 18:31 10.01.2025 18:31 Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Foto: Tanjug Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë. Për këtë vendim ka reaguar presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar këtë vendim. Ndër të tjera, ai paralajmëroi se edhe Britania e Madhe shpejt pritet t’u bashkohet këtyre sanksioneve. “Sipas informacioneve që kam, edhe Britania e Madhe do t’u bashkohet sanksioneve amerikane ndaj NIS-it – në këto momente ose më së largu të hënën, por edhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane”, citohet të ketë thënë Vuçiqi në një konferencë për media, raporton Klankosova.tv. Sipas tij, sanksioneve do t’u bashkëngjiten edhe kompani evropiane sepse, siç u shpreh ai, “askush nuk do të dëshirojë të rrezikojë”. “Sanksionet amerikane janë shumë, shumë të ashpra dhe kanë pasoja shumë serioze ndaj atyre që i shkelin”, potencoi kreu i shtetit serb. Vendimi i ShBA-së për sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës ka të bëjë me faktin se mbi 50 për qind e aksioneve të kompanisë janë në pronësi të GAZPROM-it rus. /Klankosova.tv