Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sandler dhe vëllezërit Safdie bëhen bashkë edhe për një dramë

NULL NULL
21.10.2022 13:32

Adam Sandler do të luajë në filmin e ri të vëllezërve Josh dhe Benny Safdie.

Netflix do ta prodhojë këtë film që do të jetë bashkëpunimi i dytë midis Sandlerit dhe Safdieve pas filmit të suksesshëm “Uncut Gems”.

Detajet e syzhesë së filmit janë ende të fshehta, mirëpo disa burime i kanë thënë mediumit Deadline që ngjarja ka të bëjë me “koleksionimin e kartave të vlerës më të lartë”.

Spekulimet thonë që filmi mund të fillojë në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm.

Sandler, që njihet si komik dhe kryesisht për filmat e tij komikë, ka arritur ta dëshmojë veten edhe në dramë siç ishte së fundmi rasti me “Uncut Gems”.

lajme të ngjashme