Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sandalet e gomës, ia bëjnë këmbët krejt gjak 2 vjeçares (FOTO)

NULL NULL
08.06.2016 14:43

Një vajzë e vogël 2 vjeçare, ka mbetur me lëndime të tmerrshme në shputat e këmbëve të saj, pasi kishte veshur një palë sandale për vetëm një gjysmë ore.

Nana e vajzës, Lisa Connor supozon se vajza e saj Esme Connor, ka pësuar lëndime të rënda në këmbët e saj pasi kishte veshur një palë sandale fëmijësh të cilat i kishte marrë si dhuratë për ditëlindje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sandalet janë të firmës britanike “Next” dhe kushtojnë rreth tetë dollarë.

“Esme ishte në agoni. S’mund të besoja se çfarë i kishte ndodhur, sandalet i kishte mbajtur veshur vetëm për një gjysmë ore.

“Kishte gjak në pjesët rreth kyçeve të këmbëve dhe ajo nuk ndalonte së qari”.

Ajo thotë se këto sandale, duhet të hiqen nga tregu dhe nuk duhet t’i shiten askujt.

3500C0EA00000578-0-image-a-28_1465290380769 3500B77400000578-0-image-a-31_1465290620011

lajme të ngjashme