Sanchez premton “çfarëdo ndihme” për viktimat e zjarrit masiv në Valencia NULL NULL 23.02.2024 11:12 23.02.2024 11:12 Sanchez Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është rrugës për në vendngjarje në lagjen Campanar të Valencias. Para se të nisej, Sanchez ka shprehur mbështetjen e tij dhe ngushëllime për të prekurit nga zjarri vdekjeprurës. Ai tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm duke shtuar se ishte në kontakt me kryebashkiakun e Valencias dhe zyrtarët rajonalë, transmeton Klankosova.tv. Sanchez poashtu u shpreh i gatshëm të ofronte “çfarëdo ndihme të nevojshme”. Nga ky zjarr raportohet se kanë vdekur katër persona dhe rreth 19 janë të zhdukur.