Samsung Galaxy A33 & A53: Pse këta telefona inteligjentë janë shoqëruesit tuaj më të mirë? NULL NULL 28.11.2022 11:35 28.11.2022 11:35 Telefonat inteligjentë janë kthyer në një pjesë të pandashme tonën duke përmirësuar mënyrën se si ne të gjithë komunikojmë, punojmë, blejmë, mësojmë, menaxhojmë financat e tona dhe argëtohemi çdo ditë. Shpeshherë procesi i përzgjedhjes së telefonit të duhur është i vështirë, sidomos në rastet kur buxheti që kemi në dispozion është i limituar. Samsung është sigurar që të ketë një variant për këdo. Seria e re Galaxy A: Galaxy A53 dhe Galaxy A33 kombinon gjithçka që duam nga një smartphone. Dizajn tërheqës dhe i qëndrueshëm Seria Galaxy A është dizajnuar për të qenë funksionale dhe moderne njëkohësisht. Korniza e hollë e pajisjes krijon një pamje të lëmuar dhe elegante dhe dizajni Ambient Edge ndërthur pa probleme kamerën me trupin e telefonit. Galaxy A53 dhe Galaxy A33 kanë rezistencën e fortë Corning® Gorilla® Glass 5 dhe IP67 ndaj ujit dhe pluhurit, duke ofruar qëndrueshmëri dhe qetësi. Këta smartphone vijnë në 4 ngjyra: e zezë fantastike, e bardhë fantastike, blu fantastike, ngjyrë pjeshkë fantastike. Një ekran i madh për të parë videot dhe serialet tuaja të preferuara Në të kaluarën, një ditë me diell mund ta bënte të vështirë për të parë ekranin e smartphone-t, por algoritmi inteligjent i serisë së re Galaxy A siguron që ekrani të shfaqi çdo detaj, edhe në hapësirat e jashtme duke reduktuar ndërkohë dritën blu me Eye Comfort Shield. Ekrani i gjerë 6,5 inç Super AMOLED i Galaxy A53 ofron gjithashtu një shpejtësi rifreskimi 120 Hz për një përvojë gjithëpërfshirëse ndërsa Galaxy A33 përmban një ekran Super AMOLED 6,4 inç me një shpejtësi rifreskimi 90 Hz. Pra, ju do të shijoni kohën e lirë duke parë seritë dhe videot tuaja të preferuara pa u ankuar që ekrani është shumë i vogël. Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. Smartphone-t Galaxy A53 dhe A33 janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë (5000 mAh) që mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjithashtu, mund t’i rikarikoni shpejt me Super Fast Charging deri në 25 W dhe të aktivizoni ruajtjen adaptive të energjisë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të baterisë. Opsionet e përsosura të kamerës Qoftë nëse doni të krijoni përmbajtje për rrjetet sociale apo thjesht të memorizoni momentet me miqtë, Galaxy A53 dhe Galaxy A33 ofrojnë një përvojë të avancuar të kamerës, të mbushur me shumë nga veçoritë e fuqishme dhe argëtuese të serisë Galaxy S. Me një procesor krejt të ri 5 nm dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, sistemi i kamerës i serisë së re Galaxy A ofron disa veçori interesante që bëjnë çdo imazh të duket fantastik – edhe në ndriçim të ulët. Night Mode i përmirësuar siguron që të shkrepni foto plot detaje, pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Për më tepër, ekziston Portrait Mode për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje të madhe filtrash argëtues. Një vlerë e shtuar është dhe teknologjia VDIS në Galaxy A53, e cila minimizon dridhjet teksa regjistroni kur jeni në lëvizje. Një arsye më shumë për të zgjedhur këta smartphone është dhe oferta nga Samsung. Me blerjen e Galaxy A33 dhe A53 ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 25 mars 2022 dhe 31 mars 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Policia izraelite thotë se nuk janë raportuar persona të lënduar nga sulmet në Tel Aviv 26 minuta më parë