Samiti i The Economist për Ballkanin Perëndimor, Qeveria ndan 92 mijë euro NULL NULL 26.10.2022 11:19 26.10.2022 11:19 Qeveria e Kosovës ka ndarë 92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt dje në Prishtinë, i organizuar nga “The Economist” dhe Zyra e Kryeministrit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se me këtë samit, Kosova u bë pjesë e hartave të konferencave ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv. “Me samitin e organizuar nga “The Economist” në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Kosova u bë pjesë e hartave të konferencave ndërkombëtare. Organizimi i këtij samiti i kontribuon Kosovës në krijimin e një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë” deklaroi Kurti. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se bizneset kosovare kanë kontribuar për mbajtjen e këtij samiti veçse duhet edhe ndihma e Qeverisë. “Kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës pasi ka mbledhur politikanë, ekonomistë, e personalitet të tjera për diskutimin mbi ekonominë. Bizneset kosovare kanë thënë kontribut për të mbështetur mbajtjen e këtij samiti por meqë ka nevojë për mbështetje shtesë prej 92 mijë euro kërkojmë që ta miratojmë. Mjetet për këtë merren nga shpenzimet e parashikuara kategoria rezervat” tha Murati. Për ndarjen e këtyre mjeteve ishin pro të gjithë ministrat. Samiti për Ballkanin Perëndimor erdhi në Kosovë, por çka ndryshoi me atë të kaluarin në Greqi?