Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Tahiri për masat e sigurisë: Edhe zogjtë kontrollohen në qiellin e Malit të Zi

NULL NULL
05.06.2026 14:00

Gazetari Besnik Tahiri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka folur për situatën e sigurisë në Mal të Zi dhe masat e shtuara të kontrollit ajror, atje ku udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për samitin e nivelit të lartë ku në fokus pritet të jetë zgjerimi i bllokut evropian dhe integrimi më i shpejtë i rajonit në strukturat e BE-së.

Ai tha se hapësira ajrore në Mal të Zi po monitorohet në mënyrë të rreptë, duke përmendur edhe fluturimin nga Beogradi drejt Tivatit me 90 persona në bord.

Sipas tij, autoritetet kanë pasur informacione paraprake për rreziqe të mundshme dhe për prani personash me dosje kriminale në mesin e udhëtarëve.

“Momentalisht në Mal të Zi edhe zogjtë kontrollohen kur fluturojnë mbi qiell, për shkak se është hapësira më e kontrolluar dhe më e sigurta në gjithë Evropën, për faktin se ka pasur indicie se mund të ketë trazira, sidomos nga grupi i avionit që fluturonte të mërkurën nga Beogradi në drejtim të Tivatit. Pastaj autoritetet zbuluan se aeroplani ishte i drejtuar direkt në Tivat dhe ishin 90 persona, të gjithë burra.

“Edhe presidenti serb, edhe kryetarja e kuvendit e pranuan se në mesin e atyre 90 burrave ka njerëz me dosje të trashë kriminale që e mbrojnë afër presidentin serb. Kjo për faktin që u dërgua një avion i mbushur me 90 persona, të gjithë me dosje të rënda kriminale, janë grupe paramilitare, paraushtarake dhe njerëz me dosje kriminale në gjykatat serbe dhe të rajonit. Duhet të theksohet se inteligjenca franceze i ka paralajmëruar të kenë kujdes nga ky avion që u ndalua. Ata njerëz nuk janë pjesëmarrës në Banjska, por janë pjesë e një ushtrie paramilitare të mbrojtjes së afërt të presidentit serb.”

“Nëse autoritetet malazeze do të dështonin që këtyre personave t’ua lejonin të hynin në tokën e Malit të Zi, do të kishte probleme të jashtëzakonshme, për shkak se ata kanë qenë të gatshëm për disa skenarë për t’i jetësuar, sidomos sot”, tha gazetari Besnik Tahiri në “Kosova Today” në Klan Kosova.

lajme të ngjashme